Në atentatin ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, autorët i prisnin para aeroportit, ku qëlluan me breshëri ndaj makinës “Benz”. Njëri nga autorët, i maskuar dhe me kapele, u afrua dhe goditi me pistoletë para se të iknin drejt Fushë-Krujës. Shaljani është në gjendje kritike, ndërsa hetimet vazhdojnë për burimin e informacionit mbi itinerarin.
Posted inKryesore


