Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ndaloi dy punonjës të Policisë së Shtetit, Nënkomisar B.C. dhe Inspektor A.Z., për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ata dyshohen se përgatitën një Vërtetim Besueshmërie të rreme për M.Sh., i cili u punësua në mënyrë të parregullt në AMP. Materialet janë kallëzuar në Prokurori dhe hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Posted inKryesore


