Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka mbyllur hetimet dhe e dërgon në gjyq Hekuran Gjoni për vrasjen e djalit të tij, Asim Gjoni. Sipas hetimeve, më 01.02.2025 pas një konflikti familjar ai e qëlloi me mjet prerës; vdekja u konfirmua nga shoku traumatik hemoragjik. Akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare (neni 79/c).
Posted inKryesore


