Një shtetas finlandez i shpallur në kërkim ndërkombëtar, L. E., 30 vjeç, u arrestua në Laprakë, Tiranë. Sipas policisë, ndaj tij në Finlandë ishte caktuar masa arrest me burg për hyrje në banesë private, vjedhje me dhunë, kanosje dhe heqje e paligjshme e lirisë. Arrestimi synon ekstradimin drejt Finlandës.
Posted inKryesore


