Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat pranë fshatit Çiflik. Një automjet Benz me targa AA022 PR ka përplasur një kalimtare, Shqiponja Gjoshi, 53 vjeçe. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në kujdes intensiv, jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave të para, gruaja po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën kur ndodhi ngjarja.
Posted inKryesore


