Instituti i Gjeoshkencave njofton reshje mesatare deri intensive lokale të hënën 17 nëntor në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë; në Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshje të dobëta deri mesatare me shtrëngata. Shtrëngatat mund të shkaktojnë vërshime urbane varësisht nga sistemi i kanalizimeve. UKV: Vlora pritet reshje mesatare deri lokale intensive; qytetarët të jenë vigjilentë dhe të shmangin parkimin në zonat me rrezik.
Posted inKryesore


