Avokati i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, Henrik Ligori, reagoi sot pas kërkesës zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e klientit të tij nga autoritetet zvicerane. Ai kritikoi Prokurorinë për mungesë transparence dhe rregullshmërie, duke thënë se nuk mund të ketë një proces me akte surprizë. Kërkoi që prokuroria të publikojë të gjitha provat që pretendohet se i ka.
Posted inKryesore


