IGJEUM paralajmëron reshje të dendura gjatë 17–18 nëntorit 2025 në shumicën e vendit, me rrezik për përmbytje dhe probleme në zonat urbane. Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër me reshje intensive/shumë intensive; Lezhë intensive; Dibër, Durrës dhe Tiranë mesatare deri intensive. Vërshime të menjëhershme dhe rrëshqitje dherash mund të ndodhin. Prurjet në Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten.
Posted inKryesore


