Reshjet e dendura të shiut izoluan disa fshatra në Mirditë. Në Fan, dy fshtra janë bllokuar nga rrëshqitjet e dherave, duke ndaluar transportin dhe shkollën; Shëngjini dhe Klosi janë izoluar plotësisht. Në Kurbnesh rruga drejt Lurës është e bllokuar; dëmtime ndodhin edhe në Orosh, Kaçinar dhe Jezull në Rrëshen. Ekipet e emergjencave punojnë për hapjen e akseve; reshjet pritet të vazhdojnë.
Posted inKryesore


