Lazio rikthehet me fitoren në kampionat me 2-0 ndaj Leçes. Goli i parë erdhi nga Guendouzi në minutën e 29-të, i dytë nga Noslin në 95’. Elseid Hysaj mbeti në stol. Dy mesfushorët shqiptarë, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani, luajtën që nga starti; Berisha luajti vetëm pjesën e parë, Ramadani mori minutat e plota. Fitorja vjen pas humbjes ndaj Interit në raundin e 11-të.
Posted inSport


