Dogana e Kosovës konfiskoi të dielën rreth 300 kg lëndë plasëse në piken kufitare të Vërmicës, në operacion me policinë kufitare. Drejtuesi i furgonit tha se nuk kishte mallra, por kontrolli zbuloi eksploziv të fshehur në bagazh, maskuar me pajisje peshkimi. I dyshuari po hetohet për kundërvajtje doganore; institucionet mbeten të përkushtuara në luftën kundër kontrabandës.
Posted inKryesore


