Kanabis dhe eksploziv, kapet trafikanti me varkë në Tropojë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me nge!

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me Tropojë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë L. P., 29 vjeç, nga Puka. Ai transportonte me një Volkswagen 1.2 kg kanabis, 405 g tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion dhe një sasi lekësh. Dyshohet se do të transportoheshin drejt Kosovës me varkë; hetimet vijojnë për zbardhjen dhe identifikimin e blerësit në Kosovë.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *