Dhjetë kandidatë kanë shprehur interes zyrtar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja. Emrat, publikuar nga Presidenca, do të vlerësohen e pikëzohen nga KED; tre të parët i paraqiten Presidentit për zgjedhje. Mes tyre është Naureda Llagami. Emrat: Alaudin Malaj, Alban Toro, Alma Faskaj Vokopola, Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj, Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami, Roland Ilia.
Posted inKryesore


