Sandro Mugnai, 56 vjeç nga San Polo, Arezzo, vrau fqinjin shqiptar Gëzim Dodoli në janar 2023 pasi ky i fundit tentoi të shembte shtëpinë me ekskavator dhe goditi muret. Prokuroria kërkoi katër vjet dhe ndryshoi akuzën nga vrasje me dashje në tejkalim të vetëmbrojtjes nga pakujdesia. Pas dy vitesh, Gjykata e Krimeve të Rënda e Arezzos e shpalli të pafajshëm, Mugnai u përlot kur dëgjoi vendimin.
Posted inKryesore


