Një 24‑vjeçar nga Azerbajxhani, Avaz Yafarov, marinar në anijen Kyebele, humbi jetën në portin e Durrësit pasi u godit nga rryma elektrike gjatë shkarkimit të grurit në kalatën nr. 2. Ndihma e ekuipazhit dhe shërbimeve portuale nuk arriti ta shpëtojë. Rreth orës 17:50 u dërgua në urgjencën e Spitalit Durrës, por ndërroi jetë rrugës. Grupi hetimor po sqarojnë rrethanat.
Posted inKryesore


