GJYKATA e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë dhe IMT-së, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim në procesin e shembjes së pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 2019 në Kombinat. Çuko, Boriçi dhe Qehajaj mbeten në arrest shtëpie; Guçe, Rakipi, Mahmutllari, Maloku e Firi në detyrim paraqitje. Hetimet vazhdojnë mbi pallatin nr. 140 dhe pesë ndërtesa të tjera të përfshira në tender.
Posted inKryesore


