Një supermarket në Kryebushat, Bashkia Vau-Dejës, u përfshi nga zjarri në orët e para të mëngjesit dhe u shkrumbua pothuajse plotësisht. Sipas të dhënave të para, zjarrvënia ka ndodhur rreth orës 01:00 nga një shkëndijë elektrike brenda ambientit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut.
Posted inKryesore


