Ekonomia shqiptare u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë të vitit, por bujqësia dhe industria vazhdojnë të bien, me kontribute negative në PBB. Rritja mbështetet kryesisht te sektori i shërbimeve, duke bërë këtë zgjerim më të paqëndrueshëm dhe të ndjeshëm ndaj goditjeve të jashtme. Eksportet ranë 7%, duke rritur varësinë nga importet dhe flukset e jashtme. Kjo situatë ngre shqetësime për zhvillimin afatgjatë dhe punësimin produktiv.
Posted inEkonomi


