Agjencia e Menaxhimit Emergjent raportoi për përmbytje në disa zona të Kosovës, duke shtyrë nisjen e mësimit në Malishevë. Në Mitrovicë është parandaluar me sukses dalja nga shtrati e lumit Sitnica. Situata me përmbytje është raportuar në Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Drenas, Graçanicë, Lipjan, dhe Podujevë. Rrugët janë kryesisht të kalueshme, ndërsa disa zona u përballën me dëme në pronë dhe infrastrukturë rrugore.
Posted inRajoni


