Ermal Frashëri, ekspert dhe pedagog në SHBA, komentoi në “Balkan Talks” pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Forumin Ekonomik në Davos dhe rëndësinë e aktit federal të miratuar nga Kongresi amerikan për mbrojtjen e Kosovës, një zhvillim që i siguron Kosovës vëmendje të shtuar nga administrata amerikane. Ai përgëzoi Osmani për falënderimin ndaj ish-presidentit Trump për rolin e tij në këtë proces, duke theksuar se kjo sjell një dimension personal dhe legjislacioni që forcon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Posted inRajoni


