Pasditen e së premtes, në periferi të Athinës një 16-vjeçar shqiptar, Eljon Metaj, vdiq në aksident kur makina që drejtonte njëri prej adoleshentëve doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Dy të tjerë u plagosën rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ndaloi drejtuesin dhe prindërit e tij. Hetimet vazhdojnë.
Posted inEvropa


