Tirana do të jetë qendra e biznesit ndërkombëtar më 14 prill gjatë Samitit të Diasporës 2026, me forumin ekonomik “Diaspora, partner në biznes dhe inovacion”. Organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës dhe institucione të tjera, forumi synon të promovojë investimet, partneritetet dhe të forcojë rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Në event do të marrin pjesë kompani prestigjioze europiane, duke sjellë mundësi investimi dhe transferim njohurish.
Posted inBiznes


