Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka udhëtuar në Gaza për rikonicionin e zonës ku do të dislokohet kontingjenti kosovar në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF). Takimet përfshijnë autoritetet lokale dhe Qendrën Koordinuese Civilo-Ushtarake nën mbikëqyrjen e OKB-së, duke diskutuar integrimin dhe koordinimin e operacioneve. FSK thekson përkushtimin për paqe dhe bashkëpunim me aleatët, përfshirë SHBA-në, duke ndjekur standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe paqes.
Posted inRajoni


