Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi rolin e Suedisë në forcimin e aleancës dhe mbështetjen ndaj Ukrainës, duke theksuar konceptin e mbrojtjes totale dhe bashkëpunimin mes ushtrisë, autoriteteve publike dhe sektorit privat. Rutte nënvizoi angazhimin për mbrojtjen e krahut lindor dhe për investimet në mbrojtje, duke paralajmëruar një përgjigje shkatërruese ndaj çdo sulmi ndaj BE-së. Ai falenderoi Suedinë për ndihmën ushtarake dhe mbështetjen ndaj Ukrainës, duke theksuar përparësitë që do të diskutohen në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Helsingborg.
Posted inEvropa


