Vlora nën ujë, kryetari i bashkisë: Janë evakuar 22 familje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me nge!

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë Shqipërinë këtë të premte, me situatë më problematike në Vlorë. Kryetari i Bashkisë, Dredha, njoftoi se janë evakuar 22 familje dhe tri persona kanë marrë ndihmë pasi ishin të bllokuar. Situata është e komplikuar dhe përmbytjet janë më të rënda se ç’ mund të menaxhohen. Moti i keq pritet të vazhdojë deri në mesnatë, ndërsa përmirësim i lehtë parashikohet të shtunën.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *