Florjan Përgjoni vazhdon të jetë një shqetësim për Tiranën e Bledi Shkëmbit, pasi pritej rikthimi i tij pas ndeshjeve të kombëtares, por kjo është e papritur. Kapiteni do të qëndrojë jashtë fushës deri në fund të tetorit për shkak të problemeve të vazhdueshme me këmbën. Mjekët sugjerojnë 10 ditë pushim, pas të cilave do të rishikohet gjendja e tij. Ai u dëmtua në një miqësore para fillimit të kampionatit dhe ka munguar që atëherë.
Posted inSport


