Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin e deputetit një ditë më parë, është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme për t’u paraqitur këtë të premte. Ai theksoi se dorëheqja e tij nuk ka lidhje me thirrjen në Prokurori dhe shprehu se nuk ka shqetësime ligjore, por ka nevojë për kujdes shëndetësor. Çyrbja ishte marrë në pyetje për 5 orë dy ditë më parë.
Posted inKryesore


