Mbrëmjen e së enjtes, në lagjen “Rus” të Shkodrës, janë dëgjuar të shtëna me armë, të cilat dyshohet se janë pjesë e një atentati të dështuar. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale në një automjet Peugeot. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli dhe po heton për të identifikuar dhe kapur autorin dhe bashkëpunëtorin e tij.
Posted inKryesore


