Kristjan Asllani, i rinovuar me Inter deri në 2028, është në vështirësi për të konfirmuar vlerën e tij. Sipas “Corriere dello Sport”, performancat e tij të dobëta në ndeshjet e fundit e kanë vënë të ardhmen në dyshim. Në këtë sezon, 22-vjeçari ka marrë pjesë në 15 takime, vetëm tri prej të cilave si titullar. Interesi për të nga Bologna është përmendur, ndërsa dyshime kanë lindur edhe për Davide Frattesi, që mund të largohet verën e ardhshme.
Posted inSport


