Tirana renditet e 92-ta nga 141 qytete evropiane për kostot e jetesës, sipas indeksit të “Numbeo”. Ajo është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, me 41.9% të kostove të Nju Jorkut, kryesisht për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve. Shqiptarët shpenzojnë mbi 43% të të ardhurave për ushqime. Megjithëse Tirana ka qira më të ulta (13.6% e NY), fuqia blerëse është vetëm 43.1% e mesatares së New Yorkut.
Posted inKryesore


