Dy persona janë plagosur në Tiranë pas një konflikti. Një nga ta, B.D, 69 vjeç, goditi me sende të forta B.M, 45 vjeç, i cili ia ktheu me një thikë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05 në rrugën Ndre Mjeda. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për mbrojtje mjekësore. Policia dhe Grupi Hetimor janë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Posted inKryesore


