Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka pezulluar hetimet për dosjen “Xibraka”, që lidhet me trafikimin e narkotikëve. Pas një informacioni nga deputeti Gazment Bardhi, hetimi u fokusua te Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, por rezultoi se nuk kishte prova që të lidhin atë me veprat penale. Grupi i drogës u zbërthye në 2015 me sekuestrimin e 100 kg kokainë dhe disa arrestimeve. SPAK dërgoi dosjen në polici për identifikim të autorëve të tjerë.
Posted inKryesore


