KFOR dhe Ushtria e Serbisë kanë realizuar një patrullim të përbashkët në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, pranë Podujevës, për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin rajonal. KFOR njoftoi se këto aktivitete janë në kuadër të misionit të saj të përditshëm. Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, i referohet kufirit si vijë administrative dhe thekson bashkëpunimin me KFOR-in për të ruajtur sigurinë në Zonën e Sigurisë Tokësore.
Posted inKryesore


