Opozita, në kundërshtim me dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, do të nisë protestat më 6 tetor. Kryesia e Partisë Demokratike propozoi bllokim aksesh rrugor dhe proteste në çdo qark. Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, nënvizoi nevojën për të qëndruar përballë regjimit që sipas tij nuk respekton Kushtetutën. Kreu i PD, Sali Berisha, ftoi qytetarët të protestojnë në mbështetje të Salianjit.
Posted inKryesore


