Policia e Tiranës njoftoi se një nxënëse 10 vjeçe, e cila kishte braktisur shkollën në Fresk, u gjet në shtëpinë e gjyshërve në Laprakë. Ajo ishte larguar pa dijeninë e prindërve dhe stafit shkollor. Forcat e rendit e lokalizuan pas verifikimeve dhe shqyrtimit të kamerave të sigurisë. E mitura, e intervistuar në prani të prindërve dhe psikologëve, shprehu se kishte ikur nga shkolla me dëshirë.
Posted inKryesore


