Temperaturat e larta dhe thatësira e këtij viti kanë ndikuar negativisht në prodhimin e mjaltit të luleve në Shqipëri, duke e reduktuar këtë prodhim me 40% krahasuar me vitin e kaluar. Bletarët, sidomos ata të vegjël, përballen me vështirësi dhe kanë patur prodhim të ulët. Pritet rritje e çmimeve dhe një rritje e importit të mjaltit. Mungesa e infrastrukturës pengon lëvizjen e bletëve, duke ndikuar gjithashtu në prodhim.
Posted inKryesore


