Takimi tre ditor “FloodNorthALB” u mbajt në Shkodër me përfaqësues nga 9 vende europiane dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, duke përqendruar vëmendjen në rritjen e gatishmërisë për mbrojtjen civile ndaj përmbytjeve, veçanërisht në këtë rajon që ka pësuar dëme të konsiderueshme. Ekspertët theksuan nevojën për forcimin e kapaciteteve për të përballuar rreziqet dhe përmirësimin e infrastrukturës mbrojtëse, pas përmbytjeve të njëpasnjëshme dhe ndryshimeve klimatike.
Posted inKryesore


