Fitorja e parë për Tiranën në kampionat erdhi me një dygolësh nga Fatmir Prenga, duke mposhtur Skënderbeun 2-1 pas një përmbysjeje. Pjesa e parë u dominua nga korçarët, që kaluan të parët në avantazh me penallti, por Tirana reagoi fort pas pushimit. Prenga shënoi dy gola, shpëtuan trajnerin Bledi Shkëmbi pas gjashtë barazimeve dhe e ngjitën ekipin në vendin e shtatë me 9 pikë, duke lënë Skënderbeun në të tetin me 7 pikë.
Posted inSport


