Pas një periudhe të shkurtër paqeje, Parlamenti shqiptar u kthye në tensione për shkak të protestave të deputetëve të Partisë Demokratike ndaj dënut të kolegut të tyre, Ervin Salianji. Ata bllokuan foltoren dhe dogjën karriget për të shprehur pakënaqësinë mbi dënimin e tij, që e cilësojnë politik. Kryetari i grupit demokrat, Gazment Bardhi, dhe nënkryetari, Flamur Noka, theksuan se do të vazhdojnë betejën për qytetarët, duke kërkuar një qeveri teknike. Seanca zgjati vetëm 20 minuta.
Posted inKryesore


