Kryeministri Edi Rama pritet të emërojë sot drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, me propozim nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Katër kandidatët kryesorë janë Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena, nga 15 që aplikuan. Katër kandidatë u përjashtuan për mungesë kriteresh ligjore. Hoxha do t’i propozojë Ramës emrin me më shumë pikë nga 11 kandidatë të mbetur në garë.
Posted inKryesore


