Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në Konferencën Kombëtare për “Shkollat Qendër Komunitare” në Shqipëri, një nismë që synon të forcojë marrëdhëniet mes shkollës dhe komunitetit në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe krijimit të mekanizmave mbrojtës për nxënësit. Me mbi 500 shkolla në këtë model, qëllimi është rritja e angazhimit qytetar dhe ulja e incidenteve në shkolla.
Posted inKryesore


