Marko Gjuriq, kreu i diplomacisë serbe, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara lidhur me hetimet për investimet e Jared Kushnerit në Beograd. Hetimi i Senatit amerikan, i udhëhequr nga Ron Wyden, shqyrton ndikimet politike të huaja mbi familjen Trump përmes investimeve në Shqipëri dhe Serbi, të vlerësuara mbi 1 miliard dollarë. Senatori ka ngritur shqetësime për financimin nga Qeveria saudite dhe rrezikun e rishkrimit të historisë lidhur me ndërtimin e monumenteve.
Posted inKryesore


