Një shqiptar 32-vjeçar plagosi me thikë një italian 52-vjeçar pas një debati në një stacion autobusi në Itali. Ngjarja ndodhi më 29 shtator në Corso Sebastopoli. Pas goditjes, shqiptari vazhdoi të sulmonte të plagosurin duke e goditur me këmbë. Italiani u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shqiptari u arrestua për sulm të rëndë. Sipas hetimeve, ata nuk ishin njohur më parë.
Posted inKryesore


