Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit Ervin Salianji, deputetët e opozitës i vunë flakën karrigeve në oborrin e parlamentit. Kreu i grupit parlamentar, Gaz Bardhi, tha se Salianji është në burg për denoncimin e lidhjeve të krimit me pushtetin dhe akuzoi Edi Ramën për nxjerrjen e tij jashtë ligjit. Bardhi theksoi se aksioni ishte për të mbrojtur interesin publik, pas tensioneve që shpërthyen gjatë seancës. Parlamentit iu dha pushim për qetësim.
Posted inKryesore


