Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar ndaj shqetësimeve të diplomatëve për djegien e karrigeve nga deputetët demokratë. Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së kërkuan dialog, duke theksuar se akte të tilla dëmtojnë procesin demokratik. Berisha theksoi se popujt e vendeve partnere, kur përballen me padrejtësi, reagojnë siç ishte rasti në Shqipëri. Ai nënvizoi respektin për partnerët, por gjithashtu për të drejtat e popujve të tyre.
Posted inKryesore


