Juventus po planifikon rinovimin e kontratës së sulmuesit serb Dusan Vlahovic, e cila skadon më 30 qershor 2026. Klubi dëshiron të zgjat marrëveshjen deri në vitin 2028 ose 2029, me një pagë prej 8 milionë eurosh plus bonuse. Megjithatë, Vlahovic po kërkon të paktën 10 milionë euro, kështu që marrëveshja mund të përballet me vështirësi. Ai firmosi me Juventusin në janar 2022 për 70 milionë plus bonuse.
Posted inSport


