Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 15:00 për të diskutuar masat ndaj deputetëve të PD-së pas incidenteve të djeshme në Kuvend. Grupi i PS-së ka kërkuar masa disiplinore për 23 deputetë, përfshirë Gazmend Bardhi dhe Edi Paloka, të akuzuar për shkatërrim prone dhe goditje për shkak të detyrës. Seanca e djeshme kishte tensione dhe përplasje fizike, ndërsa deputetët e PD-së dogjën karriget e tyre.
Posted inKryesore


