Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike, kërkoi që zv.Kryetari Plarent Ndreca të ndalojë punën në Komision, duke theksuar që mbledhjet pa dëshmimtarë janë të papranueshme. Ajo njoftoi se çdo mbledhje që zhvillohet pa konsensusin e opozitës nuk do njihet dhe do të jetë e pavlefshme. Vokshi kritikoi organizimin njëanshëm të mbledhjeve dhe tha se opozita nuk do të japë më konsensus për to.
Posted inKryesore


