Mbrëmjen e sotme, 400 raketa u hodhën drejt Izraelit nga Irani. Zëdhënësi ushtarak, Daniel Hagari, deklaroi se nuk ka identifikuar kërcënime të tjera ajrore nga Irani, duke theksuar se sulmi do të ketë pasoja. Ai njoftoi se izraelitët mund të dalin nga strehimoret pas vlerësimit të situatës. Deri tani, shërbimi mjekësor nuk ka raportuar për të lënduar nga goditjet. IDF po vazhdon monitorimin dhe planifikimin e veprimeve të ardhshme.
Posted inKryesore


