Shpenzimet e familjeve shqiptare për shërbimet e transportit ajror arritën rreth 11,7 miliardë lekë (117 mln euro) në vitin 2023, me një rritje prej 55.7% krahasuar me vitin e kaluar. Fluksi i udhëtimeve në Aeroportin Nënë Tereza gjithashtu u rrit me 39%, duke shënuar 7,3 milion pasagjerë. Shërbimet “low cost” kanë nxitur shqiptarët të udhëtojnë më shumë jashtë vendit, duke marrë pjesë më të madhe në buxhetin familjar pas pandemisë.
Posted inKryesore


